Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, z. Eroll Salihu ka marrë pjesë në Komitetin Ligjor të UEFA- si anëtar i rregullt i këtij komiteti. Në këtë mbledhje së pari Komitetin dhe në veçanti tre anëtarët e rinj, në mesin e tyre edhe sekretarin Salihu i ka përshëndetur presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, i cili u ka uruar punë të mbarë Komitetit dhe suksese anëtarëve të rinj. Ndërsa, Komiteti Ligjor ka vazhduar punën me diskutimet për çështjet ligjore të rëndësishme që rregullojnë shumë fusha në futbollin evropian me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të lojës së futbollit në aspektin ligjor dhe infrastrukturës ligjore. Po ashtu edhe presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri po merr pjesë në takimin e Komitetit të futbollit të UEFA-s.