Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2017 – ditë e enjte në ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisioneve të Garave të të gjitha niveleve dhe rangjeve garuese  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë  25-26.11.2017 dhe për të njëjtat  duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

 
SABIT  OSMANI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “TREPÇA 89“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës 001421M62  në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina minuta e 88 (reagim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së XVII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FERONIKELI, e zhvilluar me datë 26.11.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e ndihmëstrajnerit Sabit Osmani)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore: VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
 
 
BESIM  GJUREVCI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje josportive  (fyerje dhe sharje ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  BALLKANI  –  FUSHË  KOSOVA, e zhvilluar në Suharekë  (raportet e zyrtarëve  të ndeshjeve)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind) në bazë  të Rregullores Disiplinore neni  40 paragarfi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë  nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja Disiplinore neni  11 paragrafi 3)
 
 
EGZON QERIMI; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Obiliqi me numër të ID kartelës; 1160M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 8, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  KIKA – KEK-u e zhvilluar në  Gjilan (raportet e gjyqtarëve dhe deklarata  plotësuese e lojtarit të përjashtuar; Egzon Qerimi)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
LIRIDON  KUKAJ; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti  me numër të ID kartelës;  000892M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Kukaj)
DENOHET
Me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
HASAN  KASTRATI;  lojtari i  klubit të futbollit “LUGU  I  BARANIT“ nga Lugu Baranit me numër të ID kartelës (letërnjoftimi; 1175022682 ) dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së Dytë të Kosovës Grupi B, kategoria e seniorëve; OPOJA – LUGU BARANIT, e zhvilluar me datë  06.11.2017  në Lugë të Baranit (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ALMIR  KRYEZIU; lojtar i klubit  të futbollit “ XERXA “ nga Xerxa e Rahovecit, me numër  të ID kartelës ; 003411M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  sportive ; 11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Grupi A BASHKIMI – XERXA e zhvilluar në Gjilan me datë 09.11.2017  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
FERAT  HAJDARI; lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA  E  KOSOVËS nga Skivjani Gjakovës me numër të ID kartelës 003296M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe sulm në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A; RILINDJA  E  KOSOVËS – RATKOCI e zhvilluar në Skivjan me datë 06.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
EMIR  BAFTIU; lojtar i klubit të futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani me numër të ID kartelës  005596M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (grushtim në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A,  ULPIANA – DARDANA e zhvilluar në Lipjan me datë 12.11.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
DONART  VITIA lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 002008M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  6, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FLAMURTARI – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 0911.2017 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
HAZIR  VEJSELI ; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Dragashi me numër të ID kartelës  001519M98 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të  fanellës 5 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për goditje të lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së  XIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; OPOJA – DARDANET e zhvilluar me datë  13.11.2017 në Dragash (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në  nivel të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të këtij vendimi në  uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 30.11.2017
Kryetari, Dukagjin  Zefi