1 dhjetor, 2017 – Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e KF ‘Drenica’, që ndeshja e javës së 18-të në Vala Superligë ndërmjet Drenicës dhe Lirisë të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Klubi nga Skenderaj e ka paraqitur në FFK shkresën e marrëveshjes me KF ‘Trepça’89’ për shfrytëzimin e stadiumit për këtë ndeshje. Ky ndryshim i terrenit ka ardhur si rrjedhojë që stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj është vërshuar nga uji pas rreshjeve të shiut.