1 dhjetor, 2017 – Sot në kompleksin “Onix” në Banjën e Pejës përfundoi kursi i parë për trajnerë të licencës C të UEFA-s, që u mbajt nga data 20 nëntor. Ky kurs u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjerman Horst Kriete nga DFB, që ishte instruktor dhe Michael Nees, drejtor teknik në FFK, si dhe me ekspertë vendor. Pas përfundimit të ligjëratave, FFK sot i certifikoj trajnerët për pjesëmarrje në kursin e Licencës C, derisa brenda afatit dy mujor ky grup i trajnerëve pritet t’i plotësoj procedurat për t’u pajisur me Licencën C të UEFA-s.