1 dhjetor, 2017 – Sot në Gjilan është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku Vllaznia e Pozheranit ka shënuar fitore kundër Flamurtarit, me rezultat 2:0. Për Vllazninë kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion, duke e çuar në 8 numrin e pikëve të fituara. Vllaznia kaloi në epërsi në minutën e 20-të, me golin e shënuar nga Festim Krasniqi. Ndërkohë, fitoren e vendasve e vulosi Maliq Beluli, me golin e shënuar në minutën e 80-të.