2 dhjetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli dhe Prishtina, e kanë mbyllur pa gola sfidën e tyre në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Dueli i këtyre skuadrave ka dhënë lojë të kënaqshme, me raste nga të dy skuadrat, por që munguan golat. Pas këtij barazimi, Feronikeli zë vendin e pestë me 28 pikë, kurse, Prishtina mbetet e dyta me 32 pikë. Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Lirisë, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e fitores për Drenicën e shënoi Genc Hamiti në minutën e fundit të ndeshjes. Drenica tani ka 28 pikë dhe ngjitet në mesin e tabelës, aq sa ka edhe Liria.