Komisioni i Garave i Vala Superligës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 04.12.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M 

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj KF ”Drenica” (motivi- fyerje dhe sharje nga ana e shikuesve në min 15 drejtuar organeve të FFK-së ku edhe pas shënimit të golit një numër i shikuesve hyri në fushë për të festuar atë në ndeshjen Drenica – Liria, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me datë 02.12.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj përfaqësuestit të KF “Llapi”, Muhamet Rexhepi me nr D 001413M88 (motivi-largim nga fusha pas ofendimit dhe fyerjeve të rënda ndaj asistentit M.Berisha pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Podujevë me datë 03.12.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Ardit Jaupaj me nr lic 11 dhe nr ID 000841M94 (motivi-goditje me brryl në fytyrë portierin vendas  në min 86 në ndeshjen KF Vllaznia – KF Flamurtari, e zhvilluar në Gjilan me datë 01.12.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 05.12.2017