5 dhjetor, 2017 – Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ku Gjilani ka shënuar fitore të lehtë në duel me skuadrën e Ligës së dytë, Rinia nga Miradia, me rezultat 4:1. Altin Aliu shënoi dy gola, derisa me nga një gol kontribuuan, Besart Morina dhe Armend Thaçi. Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Ratkocit nuk u zhvillua, pasi skuadra mysafire nuk udhëtoi. Nesër zhvillohen 10 ndeshje të këtij rrethi, derisa të enjten dy ndeshjet e fundit.