7 dhjetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Llapi ka shënuar fitore si mysafir kundër Vllaznisë së Pozheranit, me rezultat 1:0. Golin e fitores për llapjanët e shënoi Kushtrim Shabani, në minutën e 76-të. Ndërkohë, Ballkani është kualifikuar në rrethin e ardhshëm, pasi e ka eliminuar Trepçën, pas vazhdimeve me rezultat 3:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 1:1.