8 dhjetor, 2017 – Në pritjen e fundvitit për gazetarë  presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, duke i përshëndetur dhe uruar për festat e fundvitit pjesëmarrësit, ka thënë se së bashku kaluam një vit me plotë sfida dhe zhvillime në futbollin e Kosovës, që u përshkua me një bashkëpunim jashtëzakonisht  të mirë e transparent. Unë besoj – tha presidenti Vokrri – se edhe në vitin tjetër na presin angazhime dhe punë mjaft voluminoze si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Edhe një herë urime për ju dhe familjet e juaja dhe paçi shëndet e suksese.