13 dhjetor, 2017 – Duke u nisur nga situata e krijuar në klubin e futbollit “Feronikeli” nga Drenasi, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të klubit z. Ekrem Elshani, i cili dorëheqjen e tij e ka deponuar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Drenasit dhe pas marrjes së informatës zyrtare nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit, Federata e Futbollit e Kosovës kërkon që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të zgjidhet kryetari i ri dhe organet tjera me qëllim të sanimit të kësaj gjendje.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet dhe palët tjera të interesuara dhe të involvuara për çfarëdo lloj interesi, se të gjitha vendimet e marra për transferimin e lojtarëve apo veprimet tjera juridike pas datës 11 dhjetor 2017 janë të pavlefshme dhe jo legjitime.
E gjithë kjo nga ana e FFK-së bëhet për interes të ruajtjes së interesit të klubit, mbrojtjen e futbollistëve  si dhe ruajtjen e integritetit të garave.
FFK-ja beson dhe shpreson se klubi i “Feronikelit” bashkë me udhëheqjen komunale do të gjejë forcë që kjo situatë të tejkalohet.
Me nderime
Federata e Futbollit e Kosovës
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2017/12/Njoftimi-nga-Drejtorati-per-Kulturë-Rini-dhe-Sport-.pdf” width=”980″ height=”960″]