Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2017 – ditë e premte ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe atyre të mbetura, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave shtesë plotësuese të kërkuara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të hapur nga mbledhja e fundit datë 05.12.2017, për aktivizimit në lojë të VETIM KRASNIQI në vend të lojtarit ENDRIT GASHI me numër të ID kartelës; 005684M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9 në ndeshjen e Ligës së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me marrjen e minus 3 ( tri ) pike negative nga totali i përgjithshem i pikëve të fituara , në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9
SAHIT GASHI ; trajner në klubin e futbollit “ BESA “ nga Peja , në proccedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për paraqitje të pengesave zyrtarit të FFK-së në identifikimin e lojtarit të dyshuar Vetim Krasniqi ( mos lejimi për fotografimin e lojtarit me numër 4 , si të dyshuar ) në ndeshjen e Ligës së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe provat shtesë të ofruara );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3.
ARMEND MAVRAJ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komidsionit datë 05.12.2017, për parqitje të pengesave për zyrtarin e FFK-së në identifikimin e lojtarit të dyshuar ( mos lejimi për fotografim ) ; Vetim Krasniqi në ndeshjën e Ligës së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në Pejë ( raportet plotësuese dhe provat shtesë nga zyrtaret e takimit )
DENOHET;
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 8 ( jep të dhëna jo të sakta në protokollin e ndeshjës )
VETIM KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 05.12.2017 , për aktivizim pa të drejtë loje në vend të lojtarit të pa qenë Endrit Gashi në ndeshjën e Ligës së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET;
Ndalesë loje për; 4 ( katër ) muaj pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika1. ( lojtari është paraqitur me librezën e lojtarit tjetër )
ART HOXHA ; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 002988M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 4, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë s) në ndeshjën e Ligës së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëce nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
BESART DELIU ; lojtar ( portier ) në klubin e futbollit “ PERPARIMI “ nga Runiku i Skënderajit me numër të ID kartelës 007948M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 12, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me kartontë kuq ( tentim grushtimi në asistentin e pare ) në ndeshjen e javës së fundit të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; ISTOGU – PERPARIMI e zhvilluar me datë 08.12.2017 në Brestovik të Pejës ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për; në kohëzgjatje për; 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor për ankesa të shkallës së dytë , në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës – publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.12.2017, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 15.12.2017