Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala antarë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.12.2017 – ditë hënë, shqyrtoi procedurën e hapur ndaj Agim Avdylit delegat i Federatës së Futbollit të Kosoës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe provave shtesë lidhur me rastin, konform Rrellores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5 sjelli këtë;
V E N D I M
AGIM AVDYLI – delegate i Federatës së Futbollit të Kosovës në futboll për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të Ligës së dytë të Kosovës për kategoritë e seniorëve dhe kategorivë të juniorëve të superligës dhe Ligës së parë, në procedurë të pezullimit nga mbledhjet e komisionit datë 16.11.2017, për lëshime dhe mos përfillje të detyrës në ndeshjen e Ligës së dytë të Kosovës Grupi B; RINIA – LEPENCI e zhvilluar në Miradi të epërme;
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegastit për ndeshjet zyrtare në kohëzgjhatje për ; 4 ( katër ) muaj sipas radhës , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5 ( shkelje e urdhëresve të funksionarëve që ushtrojnë detyrë të caktuar ) .
KËSHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) nga data e sjelljes së këtij vendimi – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 18.12.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi