27 janar, 2017 -Pas fitores në ndeshjen e parë  kundër Azerbajxhanit me rezultat 1:0 me golin e Leutrim Kryeziut dhe fitoren e dytë kundër Kazakistanit prej 4:0,  Kombëtarja U19, sot mbajti stërvitjen e radhës para ballafaqimit të dytë sërish kundër Azerbajxhanit.  Atmosfera në Kombëtare është mjaft e mirë dhe po përgatiten me zell para ndeshjeve të rrethit elitë. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi thotë se punohet me përkushtim dhe disiplinë, ndonëse mungojnë tre futbollist standard nga përbërja e parë, sërish ekipi po e jep maksimumin si në përgatitje dhe në këto ndeshje të ashtu quajtura kontrolluese. Po kështu  djemtë janë të gatshëm  edhe për ndeshjen e nesërme që mendohet të mos jetë aspak e lehtë, sepse Azerbajxhani do të mundohet të shënojë fitore dhe për të thënë se humbja nga ndeshja e parë ishte rastësi, sikur që Kombëtarja e jonë që mëton fitore për ta konfirmuar dhe njëherë superioritetin. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 18.30 sipas kohës lokale.