18 shkurt, 2018 – Kombëtarja U-19  tash e dy ditë po qëndron në Varna të Bullgarisë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren bullgare U-19 në kuadër të përgatitjeve për “Elite Round” që do të mbahet në Portugali, prej 21 deri më 27 mars. Kombëtarja e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, sot, ka mbajtur stërvitjen e parë, derisa nesër do ta zhvillojë edhe seancën e radhës stërvitore para sfidës së parë me bullgarët, që do të zhvillohet të martën, në orën 19:00. Ndërkohë, ndeshjen e dytë Kombëtarja U-19 do ta zhvillojë të enjten, në orën 11:00 dhe më pas do të kthehet në Kosovë. Ekspeditën e Kombëtares U-19 në Bullgari po e kryeson anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku.