Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.02.2018 – ditë e mërkurë ora 12,00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XIX-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;

V E N D I M E;

 
BEHAR MALIQI; lojtari klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të ID kartelës 000353M86 dhe licencuar në Federatën e futbollit të Kosovës me numër 20, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar brenda zones së rrezikimit) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 18.02.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjë dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
TAHIR LUSHTAKU; drejtor sportiv i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për hyrje brenda vijave kufizuese të fushës, dhe manifestim të sjelljeve josportive – ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll; DRENICA – BESA e zhvilluar me datë 18.02.208 në stadiumin e qytetit “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve, deklarata e gjyqtarit kryesor) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet deklarata plotësuese nga drejtori sportiv I klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj , afati datë 23.02.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 20.02.2018 , respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e plës sëankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 21.02.2018