26 shkurt, 2018 – Kombëtarja A – femrat sot ka udhëtuar për në Turqi përkatësisht në Alanaya, ku do të marrë pjesë në një turne të madh të ekipeve Kombëtare  të futbollit të femrave “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’. Në këtë turne do të marrin pjesë 11 ekipe kombëtare si: Kosova, Polonia, Meksika, Kazakistani, Jordania, Nigeria, Letonia, Rumania, Irlanda e Veriut,  Franca B dhe Ukraina e që do të garojnë në tri grupe. Ky është një rast jashtëzakonisht i mirë për Kombëtaren A dhe për vet përzgjedhësen Afërditë Fazlija për përgatitje dhe për të parë edhe nivelin e Kombëtares dhe secilës futbolliste veç e veç. Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësja znj. Afërditë Fazlija deklaroi: ”Ne për këtë turne kemi ftuar 23 futbolliste 14 nga Kampionati i Kosovës, 9 lojtare nga ligat e Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë dhe Islandës. Gjatë këtij viti mëtojmë ta bëjmë përzgjedhjen e lojtareve, të cilat munden me qenë potencial i mundshëm për para-kualifikimet që do të mbahen në vitin 2019. Pjesëmarrja në këtë turne është shumë  e rëndësishme për fazën në te cilën jemi ne si Kosovë edhe pse kemi të bëjmë me Kombëtare të cilat janë të cilësisë shumë më të lartë. Por, kushtet për punë janë mjaft të mira, ndërsa cilësia e kundërshtarëve na jep më shumë mundësi reale për të parë cilësitë individuale dhe kolektive të Kombëtares tonë. Ne si Kombëtare  do të ju qasemi ndeshjeve më shumë seriozitet dhe do të mundohemi të japim më të mirën nga vetja. Sa i përket kundërshtareve nuk kemi shumë informata te detajuar (përveç atyre që kemi marrë nga interneti) të atyre që janë publike, megjithatë kemi një orientim. Sipas rregullores se turneut ne do t’i kemi 3 ndeshje që do të zhvillohen brenda 8 ditëve që do të jetë një ngarkesë për ekipin tonë. Por, gjithsesi do të mundohemi të komponojmë ekipin me lojtaret që kemi në dispozicion edhe pse siç e thashë është orari i ngjeshur  do të jetë ngarkesë sidomos për lojtaret e Kampionatit të Kosovës. Po ashtu vështirësi tjetër mosha e re që kemi në përgjithësi në Kombëtaren e Kosovës. Për kundër vështirësive në përballje me Kombëtaret e nivelit të lartë, ne si Kosovë kemi rastin dhe mundësinë të përfitojmë përvojë dhe në të njëjtën kohë t’i shpalosim cilësitë dhe vlerat tona”.
 
Lista e ekspeditës
Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e komisionit për futbollin e femrave
Valbonë Gashi, menaxher e futbollit të femrave
Fazli Berisha, zëdhënës
Shtabi teknik
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Veton Çitaku, Trajner
Sanije Krasniqi, Trajnere
Besart Ismajli, Trajner
Enver Hoxha, mjek
Sabit Hajra, fizioterapeut
Filloretë Berisha, fizioterapeute
Taulant  Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistet:
Florentina Kolgeci(KFF”Mitrovica”), Diellza Musa(KFF”Hajvalia”), Besarta Leci (VFS “Sindelfingen –ladies”), Valentina Limani(FC”Frankfurt”), Fjolla Shala(FC “Breioablic”), Ilirjana Vllasaliu(IFK”Varnamo”), Besjana Reçica (FFC”Reciklinghausen”), MirelaJakupi(Aier-Le-Lignon), Rina Arifi (Hoger Op Wolvertem), Leonora Ejupi (Warendorf), Leutrime Bushati (FC”Kloten”), Feride Kastrati (KFF”Hajvalia”), GjeniferPjetri (KFF”Dukagjini”), Kaltrinë Biçkaj (KFF”Hajvalia”),  Blertë Shala (Vfl”Wolfsburg –Fraun”), Edona Kryeziu (KFF”Mitrovica”), Gresa Berisha (KFF”Mitrovica”), Verona Berisha (KFFF”Kosova(P),  Valentinë Ternava (KFF”Kosova(P), Agnesa Rexha(KFF”Mitrovica”), Endrina Elezaj (KFF”Mitrovica”), Liridona Syla (KFF”Mitrovica”) e Qendresa Bajra (KFF”Mitrovica”).

 
‘’Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’ – 
TOURNAMENT PROGRAM
 28.02.2018 (Wed.)

Kick-Off Group Teams Venue
13:00       A POLAND – JORDAN GOLD CITY, Alanya
13:00       B NIGERIA – KAZAKHSTAN Starlight, Side
15:00       B FRANCE B – KOSOVO A GOLD CITY, Alanya
18:00       A MEXICO – LATVIA GOLD CITY, Alanya
17:00       C UKRAINE – ROMANIA Starlight, Side

 02.03.2018 (Fri.)

Kick-Off Group Teams Venue
13:00       A LATVIA – POLAND Starlight, Side
13:00       B KAZAKHSTAN – FRANCE B GOLD CITY, Alanya
15:00       B KOSOVO A – NIGERIA Starlight, Side
15:00       C ROMANIA – N.IRELAND GOLD CITY, Alanya
18:00       A JORDAN – MEXICO GOLD CITY, Alanya

 04.03.2018 (Sun)      

Kick-Off Group Teams Venue
13:00 A JORDAN – LATVIA Starlight, Side
13:00 B NIGERIA – FRANCE B GOLD CITY, Alanya
15:00 C UKRAINE – N.IRELAND GOLD CITY, Alanya
18:00 A MEXICO – POLAND GOLD CITY, Alanya
17:00 B KOSOVO A – KAZAKHSTAN Starlight, Side

 06.03.2018 (Tue)            

Kick-Off Placement Teams Venue
11:00 GOLD CITY, Alanya
13:00 GOLD CITY, Alanya
09:00 Starlight, Alanya
11:00 Starlight, Alanya
13:00 Starlight, Side
15:30 FINAL OBA Stadium, Alanya