2 mars, 2018 – Nesër dhe pasnesër në kryeqytet në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall. Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë Kombëtarja A e Kosovës, Kombëtarja U21 e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kombëtarja e Maqedonisë. Hapja e turneut do të bëhet nesër në orën 11:30, derisa ndeshja e parë do të zhvillohet prej orës 12:00 ndërmjet Kosovës U21 dhe Maqedonisë. Ndërkaq, në orën 13;30 do të zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Kosovës A dhe Shqipërisë.  Të dielën, në orën 15:00 do të luhet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 17:00 luhet ndeshja finale.