4 mars, 2018 – Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në duel me Gjilanin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar Kreshnik Uka, në minutën e 60-të. Për Drenicën kjo ishte fitorja e parë në stinorin pranveror, pas dy barazimeve dhe tashmë ngjitet në pozitën e gjashtë, me 33 pikë, derisa Gjilani zbret në pozitën e shtatë, me një pikë më pak.