4 mars, 2018 –Kombëtarja e Maqedonisë është fituese e edicionit të 9-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall, që organizohet tradicionalisht nga Federata e Futbollit e Kosovës, pasi në finale e mposhti Kombëtaren e Shqipërisë. Ndeshja finale, e cila u zhvillua sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dhuroi një lojë tejet interesante dhe dramatike, ku në fund Maqedonia iu gëzua trofeut vetëm pas gjuajtjeve së penalltive, me rezultat 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3, derisa në vazhdimet dy herë nga 5 minuta të dy ekipet shënuan edhe nga dy gola, 5:5. Shqipëria ishte shumë afër fitores pasi në vazhdimin e dytë hyri me dy gola epërsi, por Maqedonia arriti që të shënojë dy gola në minutën e fundit. Madje, goli i barazimit, të cilin e shënoi Ylber Alili u realizua kur në semafor kishte mbetur vetëm edhe 1 sekondë lojë. Golat për Shqipërinë i shënuan Taulant Shkodra (5’), Agon Ramadani (26’), Narcis Alibegu (38’, 49’) dhe Halim Selmanaj (42’), derisa për Maqedoninë shënuan Zoran Levevski (12’), Ylber Alili (14’, 50’), Taulant Ismajli (29’) dhe Ferid Agushi (50’). Në ndeshjen për vendin e tretë Kosova A e ka mposhtur vetëm pas penalltive Kosovën U21, me rezultat 3:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 3:3. Golat për Kosovën A i shënuan Shkodran Loshaj (7’), Shpend Brahimi (8’) dhe Dardan Topilla (12’), derisa golat për Kosovën U21 i shënuan Mërgim Dervishaj (25’), Melos Kelmendi (31’) dhe Mërgim Dervishaj (32’). Në gjuajtjet e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Kosovës A, të ciët shënuan tre gola, derisa ata të U21 shënuan vetëm dy nga katër gjuajtje.
Në fund, trofeun e këtij turneu kapitenit të Maqedonisë, Zoran Levevski ia dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku, derisa medaljet për ekipin fitues i shpërndau kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli. Medaljet për vendin e dytë dhe të tretë i shpërndanë anëtarët e Komisionit të Futsallit, Agim Avdyli e Skender Sadiku. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Taulant Ismajli nga ekipi i Maqedonisë, derisa portieri më i mirë, Antonio Petrovski, çmime të cilat i ndau Komesari i Garave të futsallit, Hysni Gjinovci. Ndërkohë, medaljet për gjyqtarë dhe vëzhgues i ndau Ismajl Kosumi.
Deklaruan:
Taulant Ismajli, lojtar më i mirë i turneut: “Ndeshja finale ka prodhuar lojë shumë të fortë. Unë i njoh mirë shumicën e lojtarëve të Shqipërisë pasi luaj me ta te skuadra e Feniksit dhe ata janë ekip cilësor, por ne fituam në fund me fat. Edhe pse luaj për Maqedoninë unë jam shqiptar dhe jam krenar, prandaj jam i lumtur që një trofe kaq të çmuar si ky i Adem Jasharit po e dërgojmë në Maqedoni”.
Endrit Resuli, trajner i Shqipërisë: Ishte një finale shumë e baraspeshuar. Futsalli është lojë e tillë ku sa je në avantazh e sa kthehesh në disavantazh. Ishim shumë afër fitores, por pësuam dy golat e fundit nga gabime të pafalshme.
Shqipëria – Maqedonia 3:3 – 5:5 (3:4 pas penalltive)
Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
Shqipëria: Fidan Gashi, Berat Jakupi, Ermir Kryeziu, Endrit Kaca, Narcis Alibegu, Rej Karaja, Kemajl Gashi, Taulant Shkodra, Besnik Rexhepaj, Elisa Neziri, Agon Ramadani, Mentor Mejzini, Halim Selmanaj, Almir Hasaj. Trajner: Endrit Resuli.
Maqedonia: Ivan Stojanovski, Zoran Levevski, Taulant Ismajli, Aleksandar Gligorov, Aleksandar Miladinov, Eroll Dalipi, Ferid Agushi, Nikola Milenkovski, Erkan Seferi, Martin Todorovski, Antonio Petrovski, Ylber Alili, Ismet Ceka, Vlatko Petrovski. Trajner: Ivan Bozhoviq
Kosova A – Kosova U21   3:3 (4:3 pas penalltive)
Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
Kosova A: Nuhi Krasniqi, Dardan Topilla, Shkodran Loshaj, Jeton Rukovci, Fadil Goli, Vahid Krasniqi, Shpend Brahimi, Arbër Dobroshi, Malush Qerimi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Nexhip Selimi, Getard Hyseni. Trajner: Ramadan Cimili.
Kosova U21: Ari Beqiri, Melos Kelmendi, Lindrit Jashari, Taulant Sylejmani, Bardh Kelmendi, Mergim Dervishaj, Shend Rizvanolli, Labinot Dakaj, Erik Mehmeti, Valdrin Qestaj, Behar Selmanaj.  Trajner: Suad Keçi.