6 mars, 2018 – Një fitore kundër Irlandës së Veriut, një barazim me Kazakistanin dhe dy humbje, një prej Francës B dhe një prej Ukrainës, është bilanci i vashave të Kombëtares A në Turneun për ekipet kombëtare që u mbajt në Alanya të Turqisë. Një bilanc i tillë nuk është për t’u nënçmuar. Vajzat e Kombëtares A, e përmbyllën këtë rrugëtim në katër ndeshje në 8 ditë si hyjneshat në fron me një fitore, aq shumë dëshiruar dhe të merituar. Në ballafaqimin me Irlandën Veriore, futbollistet e Kosovës, treguan jo vetëm cilësi e imagjinatë për lojën e futbollit, por edhe karakter fitues. Sot nuk kishte individe të dalluar por kishte ekip të shkëlqyer që u angazhua si një trup i vetëm për të shënuar fitore. Mbase ndeshja pati dy pamje, siç janë edhe vet pjesëlojët. E para ku kishte një rivalitet dhe lojë të baraspeshuar dhe pjesa e dytë ku vajzat e Kosovës mbizotëruan ndaj irlandezeve, madje fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse sikur Mirela Jakupin në minutën e 76-të, të mos e digjte dëshira për të shënuar nga pika e bardhë e cila nuk arriti ta drejtojë topin në rrjetë. Mos shënimi i golit, nuk i dëshpëroi vajzat tona, përkundrazi kjo ju dha edhe më shumë shpirt e forcë dhe këtu tregohet shpirti luftarak e fitues i ekipit kur në minutën e 87-të pas një aksioni të bukur në krahun e majtë Qëndresë Bajra shënon gol të bukur dhe heshtë irlandezet dhe mbyllet gjithçka në këtë turne me fitore. Ju lumtë vajza, që e bëtë krenare veten, familjet e juaja, Shtabin teknik, FFK-në dhe adhuruesit nga Kosova. Mbyllja e turneut u bë në stadiumin e qytetit të Alanya ku u ndanë mirënjohjet dhe kupat për skuadra fituese dhe pjesëmarrëse të turneut. Ndeshjen e vashave tona nga afër e përcollën edhe nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtarja e KE-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, dhe trajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe Kenan Kurteshi, agjent i FIFA-s për ndeshje dhe mik i FFK-së.
 
Pas ndeshjes deklaruan:
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Ishte një lojë e hapur dhe mjaft e baraspeshuar. Kishim më shumë nga loja. Arritëm nga një aksion të nxjerrim një penalti, të cilën nuk e realizuam, por përkundër kësaj vajzat u angazhuan dhe arritën të shënojnë. Ishte një ngarkesë e madhe për ekipin në 8 ditë katër ndeshje. Po ashtu kishte një ngarkesë psikologjike për fitore dhe dëshirë të madhe ta mbyllim turneun me fitore. Ishim më të mira gjatë ndeshjes dhe vajzat e deshën më shumë fitoren gjë që dha rezultat. Gjithsesi ky turne ishte një përvojë shtesë për vajzat dhe për neve dhe jemi në rrugën e duhur që në një të ardhme ta kemi një Kombëtare të mirë.
 
 
Edona Kryeziu, kapitene
Ishte një ndeshje e fortë. Irlanda ishte e nivelit tonë. U angazhuam mjaft shumë edhe pse ishte ndeshja e katërt për 8 ditë dhe normalisht kishim lodhje. Por ne arritëm ta kontrollojmë lojën të qarkullojmë topin dhe në fund shënuam. Unë i përgëzoj të gjitha bashkëlojtaret për një bashkëpunim dhe angazhim maksimal për ketë fitore që ja dedikojmë tërë Kosovës.
 
 
 
Mirela Jakupi, futbolliste
Ndonëse u dëshpërova që nuk shënova nga pika e bardhë, krejt kjo harrohet kur kihet parasysh që ekipi fitoi dhe kjo me bën të ndjehem mirë. Fundja futbolli është lojë kolektive dhe ka rëndësi ekipi jo individi.
 
 
 
 
 
Qëndresë Bajra, futbolliste
Sa jam krenare që shënova golin, më shumë jam krenare që ky gol i imi solli fitoren Kosovës. Ishte një lojë jashtëzakonisht e fortë, por ne arritëm si kolektiv të bashkëveprojmë mirë me njëra – tjetren dhe kjo na solli fitoren.
 
 
 
 
Valentinë Limani, futbolliste
Sot luajtëm më mirë e deshëm më shumë fitoren, bashkëvepruam dhe komunikuam më mirë mes vete si dhe ndërtuam aksione më të mira dhe arritëm fitoren. U angazhuam maksimalisht dhe mendoj se merituam plotësisht këtë fitore
 
 
 
 
 
Kaltrinë Biçkaj, futbolliste
Ishte një lojë e mirë dhe aspak e lehtë. Përkundër se ishte ndeshja e katërt në kaq pak ditë, ne arritëm fitore përballë Irlandës që ishte mjaft e fortë por dëshira e madhe për fitore dhe bashkëpunimi ndërmjet vete na solli fitoren.
 
 
 
 
 
Kosova – Irlanda Veriore 1:0 (0:0)
Stadiumi Starlight Side
Shikues disa qindra.
Gjyqtarë: V. Baladian, E. Ursu e N. Clipch.
Shënues: Qëndresa Bajra për Kos,
K. V. b. Shala e Kolgeci të Kos. e Shervod e Irl..
Kosova: Kolgeci, F. Shala, Vllasaliu(Kastrati), Syla, Biçkaj, B. Shala(G.Berisha), Jakupi, Limani, Kryeziu, V. Berisha( Bajra). Ejupi(Rexha).
Irlanda Veriore: Irlanda V: Perry, Hutba, Nilson, Rafferty, Hannky, Lindsay(Mc Daniel), Mc Fadder(Foz), Bell, Callagher, Mc Master, Mc Guimess e Borns.