6 mars, 2018 – Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ndodhet për vizitë në Bruksel. Ai me këtë rast ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, së bashku me biznesmenin e suksesshëm kosovar, Xhevat Abazi, që njëherësh është edhe menaxher i futbollistit të spikatur kosovar, Edon Zhegrova. Me këtë rast ata janë pritur nga zyrtari i lartë i ambasadës, Jeton Krasniqi.