6 mars, 2018 – Skuadra e Vëllaznimit është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, pasi sot në Gjilan e ka mposhtur Dritën, pas gjuajtjes së penalltive, 6:5. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 2:2. Të parët në epërsi kaluan gjakovarët me golin e shënuar nga Chibuese (10’). Megjithatë, gëzimi i mysafirëve zgjati shumë pak, pasi ende pa kaluar një minutë Kastriot Rexha i barazoi shifrat në 1:1. I njëjti futbollist i dha epërsinë Dritës në minutën e 72-të. Mirëpo, kur u mendua se gjilanasit do të kalonin në gjysmëfinale, në skenë doli i riu Lekë Vula, i cili në minutat shtesë barazoi shifrat në 2:2 për ta çuar ndeshjen në vazhdime ku nuk pati gola. Ndërkohë, nga penalltitë më të mirë u treguan futbollistët e Vëllaznimit, ku shënuan: Lekë Vula, Besnik Krasniqi, Gentian Mazrekaj, Lorik Rudi, Flamur Bajrami dhe Egzon Gashi, derisa dështoi vetëm Burim Qorri. Në anën tjetër, dështuan Leotrim Kryeziu dhe Ardian Limani, derisa shënuan: Fidan Gërbeshi, Xhevdet Shabani, Endrit Krasniqi, Liridon Leci dhe Drilon Musaj.