7 mars, 2018 – Të premten, më 9 mars, në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi. Ftohen përfaqësuesit e klubeve dhe të mediave që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit.