11 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 22-të (të fundit të fazës së dytë të garave) në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore si mysafire në duel me Besën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, me rezultat 3:1, duke e përforcuar pozitën e parë në renditje. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me golin e Mankendas, i cili realizoi nga afërsia pas harkimit të Bozhoviqit. Pejanët barazuan shifrat në minutën e 27-të, me golin e Florent Qorrajt pas harkimit të Kasapit. Megjithatë, Prishtina e riktheu epërsinë në minutën e 39-të nga penalltia, kur realizoi Armend Dallku. Besa që nga minuta e 42-të luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Mullabeqiroviqit. Ndërkohë, fitoren e Prishtinës e vulosi Ahmed Januzi, në minutën e 80-të. Fitore tejet të rëndësishme ka regjistruar Liria, e cila si mysafire ka arkëtuar tri pikë në duel me Llapin në Podujevë, me rezultat 2:0. Golat për Lirinë i shënuan David Domgjoni (62’) dhe Artur Magani (86’). Fitore para tifozëve të vet kanë realizuar Gjilani, që e ka mposhtur Vllazninë, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Armend Thaqi, në minutën e 78-të, si dhe Vëllaznimi që pa ndonjë vështirësi të madhe e ka mposhtur Flamurtarin, me shifrat 2:0, me golat e Jeton Dushit (42’) dhe Besnik Krasniqi (89’). Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Trepçës’89 dhe Dritës nuk ka dhënë fitues, pasi është mbyllur 1:1. Drita kaloi në epërsi me golin e Endrit Krasniqit, në minutën e 83-të, por Trep]ën’89 nga humbja e shpëtoi Arb Manaj, me golin e realizuar në minutën e 88-të.

Vala Superliga
Gjilani – Vllaznia 1:0
Besa – Prishtina 1:3
Vëllaznimi – Flamurtari 2:0
Trepça’89 – Drita 1:1
Llapi – Liria 0:2
Liga e parë
Vushtrria – 2 Korriku 4:0
Trepça – Dukagjini 1:0
Vitia – Ferizaj 0:3
Bashkimi – Hajvalia 1:0
Kika – Ballkani 0:1
Liga e dytë A
UV Malisheva – Dardanët 3:1
Gryka – Ratkoci 7:0
Luftetari – Rilindja e Kosovës1:2
Dejni – Behari 0:4
Deqani – Përparimi
Liga e dytë B
Lepenci – Drenoci 8:0
Arbëria – Vëllazëria 5:3
Xerxa – Çeliku 1:0
Minatori – Rinia 0:1
Juniorët – Superliga
Prishtina – Vëllaznimi 2:1
KEK-u – Vushtrria 0:3
Flamurtari – Gjakova
Juniorët – Liga e parë
Ferizaj – Drenica 3:2
Kadetët
Drita – 2 Korriku 0:4
Gjilani – Prishtina 0:1
Liria – Besa 2:1
Trepça’89 – Ferizaj 2:1
Ferronikeli – El Clasico
Kurda – Llapi 1:3
Superliga – femrat
Malisheva – Llapi 3:2
Liria – 13 Qershori u shty