Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.03.2018  shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga jave e fundit  të zhvilluara me datë  10-11.03.2018  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto
 
 
V E N D I M E


 
KF “ FERONIKELI  “ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime  në organizimin e ndeshjes (fyerje dhe sharje me banale në formë të orkestruar drejtuar  tifozerisë së ekipit mysafir) së  javës së ; XXII-të të Vala Superligës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas me datë 10.03.2018  (raportet e zyrtarëve) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohen raporte plotësuese nga; klubi  nikoqir; KF “Feronikeli“ nga Drenasi lidhur me rastin, pastaj nga gjyqtarët e takimit si dhe vëzhguesi i ndeshjes. Afati datë 15.03.2018 (Rregullorja Disiplinore neni 32)
 
 
KF “DRENICA“  nga Skënderaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për  jokorrektësi dhe sjellje ofenduese të tifozerisë së klubit të tyre drejtuar atyre nikoqir në ndeshjen e javës së XXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas me datë 10.03.2018 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit  “Drenica“  lidhur me rastin.  Afati datë 15.03.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32)
 
 
ARDIAN  HOTI; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID Kartelës 000887M96, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë  të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së-XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – KOSOVA e zhvilluar në stadiumin “Agron  Rama“ në Kastriot me datë 10.03.2018 (raportet e zyrtarëve dhe  deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Ardian  Hoti)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
KUJTIM  MALIQI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime  në kryerjen e detyrës së delegatit  në ndeshjen e javës së XVII-te të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve;  2 KORIKU  – DRITA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet nga ndeshja e ndërprerë) në mungesë të deklaratës vetanake;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit për ndeshje zyrtare deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga  delegati i pezulluar z. Kujtim Maliqi, afati datë 15.03.2018  ( Rregullorja disiplinore neni 32  paragrafi 1 )
 
 
EGZON  DAKAJ; gjyqtar  kryesor  nga ndeshja  e ndërprerë e javës së XVII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve;  2 KORRIKU – DRITA në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave (në mungesë të raportit dhe deklaratës vetanake lidhur me rastin)
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi  deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet  deklarata plotësuese nga gjyqtari i pezulluar z. Egzon Dakaj , afati 15.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32  paragrafi 1).
 
 
TONI  SALIHU; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“  nga Gjilani me numër të ID kartelës  001256M99, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (shkaktar kryesor në ndërprerje të takimit) në ndeshjën e javës së XVII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklaratës ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës – provave). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i përjashtuar Toni Salihu, lidhur me rastin, afati datë 15.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
 
 
MELOS  ISMAILI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID  kartelës; 003164M00 i evidentuar si pjesëmarrës dhe shkaktar për ndërprerje të ndeshjes  së javës së XVII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – DRITA e zhvilluar në Prishtinë në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave  (në mungesë të deklaratës vetanake)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e provave – lëndës), Kërkohet deklarata plotësuese nga  lojtari Melos Ismaili; afati datë 15.03.2018 (Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1).
 
 
GRANIT  AVDIU; lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numer të ID kartelës 002011M00; në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, pjesëmarrës dhe i evidentuar në ndërprerje të ndeshjen e javës së  XVII-të  Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA,  e zhvilluar në Prishtinë (në mungesë të deklaratës)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Granit Avdiu, afati datë 15.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1 )
 
 
EDISON KÇIKU; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës;  në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për  ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XVII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e  juniorëve TREPÇA ‘89 – GJILANI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit  të shkallës së dytë – komisionit për  ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 13.03.2018.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 13.03.2018                                                                                       Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v