15 mars, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U21, më 22 mars, në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Azerbajxhanit. Kosova pas 6 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e pestë në Grupin 5, me 7 pikë, aq sa ka edhe Izraeli në pozitën e katërt. Ndërkohë, grupin e kryeson Gjermania me 12 pikë. Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje, të hënën, më 19 mars, në tri qytete: Në Prishtinë,në Mitrovicë dhe në Gjilan. Çmimet e biletave janë 3 euro dhe 5 euro. Dyert e stadiumit në ditën e ndeshjes do të jenë të hapura nga ora 17:00.
Pikat e shitjes së biletave
Prishtinë
Sheshi Nëna Terezë, me shtand
Malesia Reisen
Mitrovicë
Në qendër të qytetit me shtand dhe tek stadiumi
Gjilan
Rinori Travel