Komisioni për Ankesa  në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri  e Sitki Baftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.03.2018  shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva  të datës 16.03.2018 e  atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë  08.03.2018 në dënimin e lojtarit  FLORIM  BERBATOVCI  me numër  të ID kartelës  000205M89 me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (ndëshkimi me karton të kuq  në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë)  dhe për të njejtën  bazuar në provat shtesë të ofruara  nga ana e pales së ankimuar konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  neni 115 paragrafi 1 pika  3.  sjelli këtë ;
 
 
V E N D I M
 
 
Ndryshohet pjesërisht vendimi  i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 08.03.2018 dhe dënimi i shqiptuar prej; 4 (katër) ndeshjeve për lojtarin; FLORIM  BERBATOVCI me numër të ID kartelës  000205M89 i zbritet në; 3 (tri) ndeshje zyrtare  mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
A r s y e t i m
 
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës  së klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva lidhur me rastin e lartëshënuar për bazi pati; raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar, raportin shtesë nga ana e pales së ankimuar , deklaraten plotësuese të lojtarit të përjashtuar si dhe inçizimin televiziv  të ndeshjës dhe nga e njejta ndryshoi  pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare nga shkaku së gjeti prova  për zbritje të  lartësisë së  dënimit  nga ; 4 ( katër ) në  ; 3 ( tri ) ndeshje moslojë
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të dretë kërkese  drejtuar  Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në mbrojtje të Ligjshmerisë ( Rregullores në fuqi ) në afatin kohor prej  15 ditëve  nga data e  sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së date 21.03.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit.
 
 
Prishtinë, date 21.03.2018                                                                                                 Kryetari, Afrim  Prekazi