22 mars, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U21, sot në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Azerbajxhanit. Biletat për këtë ndeshje shiten edhe sot gjatë ditës në Prishtinë (në Malësia Reisen) dhe në qendër të Mitrovicës me shtand, si dhe nga ora 15:00 me një pikë shitëse afër stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.