23 mars, 2018 – Kombëtarja e Kosovës U21 do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Gjermanisë, më 27 mars, në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kosova pas 7 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e tretë në Grupin 5, me 10 pikë, aq sa ka edhe Irlanda në pozitën e katërt. Ndërkohë, grupin e kryeson Gjermania me 15 pikë. Biletat për këtë ndeshje shiten në tri qytete: Në Prishtinë,në Mitrovicë dhe në Gjilan. Çmimet e biletave janë 3 euro dhe 5 euro. Djelmoshave tanë u nevojitet përkrahja sa më e madhe në këtë sfidë, prandaj ejani dhe u jepni kurajë.
Pikat e shitjes së biletave
Prishtinë
Sheshi Nëna Terezë, me shtand
Malesia Reisen
Mitrovicë
Në qendër të qytetit me shtand dhe tek stadiumi
Gjilan
Rinori Travel