23 mars, 2018 – Ndeshja miqësore Kosova – Madagaskari, do të zhvillohet nesër në orën 19:00, stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit.Sipas organizatorëve shitja e biletave për këtë ndeshje është duke shkuar mirë dhe në stadium pritet të jenë 2500 tifozë. Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i sigurojnë online në linkun www.mybootika.com. Ndeshjen do ta transmetojë drejtpërdrejt platforma televizive Supersport.