23 mars, 2018 – Komisionet e Garave të Ligës së Parë, Ligës së Dytë, të Juniorëve dhe Kadetëve, kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, në këto liga të shtyhen për të mërkurën. Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që e kanë përfshirë vendin tonë në ditët e fundit.  Ndërkohë, ndeshjet në Ligën e Femrave do të luhen të dielën dhe të hënën.