Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.03.2018 (ditë e premte) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e fundit datë 21.03.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara sjelli këto;

V E N D I M E

 
AGON PIRA; zyrtar i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga hapsira teknike (manifestim të sjelljeve josportive në drejtim të gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të , të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 400 (katërqind) euro, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – KEK-u, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hudhje e gjasendeve në fushë në drejtim të asistentit ku si pasojë erdhi deri të largimi – zbrazja e publikës minuta e 77 e ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
FADIL VUÇITERNA; kryetrajner në klubin e futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci, me numër të ID kartelës; 003483M72 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – KEK-u, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 400 (katërqind) euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita lkur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

UDHËZIMI JURIDIK

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kophor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi, datë 23.03.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, rrespektivisht nga dta e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 23.03.2018