24 mars, 2018 – Duket se dëshira për ta harruar humbjen nga Portugalia dhe më e flakët dëshira për fitore kundër Republikës së Irlandës, i dogji futbollistët e Kombëtares U-19, të cilët sikur në regji të ndeshjes së parë brenda 10 minutave pranuan dy gola dhe me këtë epërsi qysh në minutat e parë sikur ua preu hovin dhe këmbët. Dorën në zemër, djemtë e Kombëtares U-19 u gjend përballë një skuadre mjaft homogjene, të përgatitur mirë teknikisht e fizikisht me një mbizotërim të madh të topit, me shumë bashkëveprime të menduara mirë dhe realizuara për mrekulli. Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë prej dy golave të irlandezëve, ndërkaq vetëm një gol u shënua po ashta nga Irlanda në pjesën e dytë. Futbollistët e Kombëtares patë dy raste të mira shënimi, por nuk arritën të i kurorëzojnë me gola dhe ballafaqimi përfundoi me rezultat 3:0 në të mirë të Republikës së Irlandës të cilët në ndeshjen e parë kudër Sllovakisë kishin luajtur baras. Duhet kuptuar dhe duhet të jemi të qartë se Kombëtarja e jonë është në ndërtim e sipër, që kërkon kohë dhe e re gati 70 për qind të djemve janë të viti 2000, prandaj duhet shumë punë e më shumë durim dhe fakti që janë kualifikuar për rrethin elitë të garave është sukses për tu lavdëruar. Ndeshjen e tretë dhe të fundit Kombëtarja eU-19 e zhvillon të martën më 27 mars.  Pas ndeshjes deklaruan:
Nazmi Rama, nd.  trajner
Mendoj se edhe në këtë ndeshje na u përsëriten gabimet e njëjta ku për 10 minuta pranuam dy gola me gabimet trashanike të mbrojtjes. Pastaj u këndellëm dhe patëm dy raste për shënim. Ne pamë një Irlandë të mrekullueshme, mjaft të mirë shumë kompakte dhe në nivel. Ne duhet të jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu sepse ky grup dallon shumë nga grupi i kaluar. Na duhet kohë dhe punë e madhe dhe unë besojë se do të arrihet niveli i dëshiruar.
 
Rilind Nimani, futbollist
Ishte një ndeshje e fortë. Ishim të motivuar për lojë, por bëmë gabimet tona që na u hakmoren. Mendoj se nuk arritëm të i zbatojmë detyrat e trajnerit. Na mbetet  të punojmë shumë për ndeshje e radhë dhe të punojmë dhe të angazhohemi maksimalisht.
 
 
Ardijan Behrami, futbollist
Nuk ishim si ekip në nivelin e duhur. Disi nuk arritëm të bashkëveprojmë. Thjesht sot nuk ishim ai ekipi siç jemi mësuar ta shohim në kualifikime dhe në ndeshjet e kaluara. Besoj e shpresoj se do të përmirësohemi në vazhdim.
 
 
Rep. e Irlandës U-19 – Kosova U-19  3:0  (2:0)
Stadiumi: Rio Ave – Vila do Conde .
Shikues: Disa qindra
Gjyqtarë: A. Papaetrou, V. Kampouris, A. Masquita e R.F.Oliveira.
Shënues:  Obafemi(5), L. O’Conor (13) e Roache (54)për R. Irl.
K.V. Wilson i R. Irl. e Beka e Sinani të Kos.
Rep. e Irlandës U-19:  Travers, McKenna(Connoly), Wilson, O’ Shea, Th. O’ Conor, L. O’Conor, Finnerty, Dpherty(Galbraith), Mallon(O’Sullivan), Obafemi e Roache.
Kosova U-19: Gashi, Celina, Beka, Salihu, , Kryeziu, Limani(R. Nimani),L. Kastrati(Balaj), Behrami(Rr.Nimani),  Kqiku, Reçica e Sinani.