24 mars, 2018 – Kombëtarja U21 ka mbajtur sot seancën e radhës stërvitore në fushën e 2 Korrikut, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2019 kundër Gjermanisë, e cila do të zhvillohet, të martën, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Rafet Prekazi, me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica, kanë punuar në disa segmente të lojës. Përkushtimi i futbollistëve në stërvitje ka qenë maksimal, derisa atmosfera në grup si zakonisht është e shkëlqyeshme. Ndërkohë, probleme me lëndime vazhdojnë të kenë Rron Broja e Mirlind Daku, të cilët sot kanë bërë stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër, me disa vrapime të lehta dhe kryesisht me ushtrime fizike nën përkujdesjen e stafit mjekësor. Kombëtarja U21 nesër do të mbajë stërvitjen e radhës në orën 17:00 në fushën e 2 Korrikut, derisa të hënën do ta ketë stërvitjen e fundit para sfidës me gjermanët në Mitrovicë.
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=h96tWxZ4TCE” width=”360″ height=”260″]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2UZxJ9Ty2LE” width=”360″ height=”260″]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=w204SO3LngY” width=”360″ height=”260″]
[su_youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=g3QnHBkQtVM” width=”360″ height=”260″]