27 mars, 2019 – Kombëtarja e Kosovës U21, sot në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Gjermanisë. Interesimi për këtë ndeshje është i madh, por biletat vazhdojnë të shiten edhe sot gjatë ditës në Prishtinë (në Malësia Reisen) dhe në qendër të Mitrovicës me shtand, si dhe nga ora 15:00 me një pikë shitëse afër stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.