27 mars – Duket se dita e sotme ishte dedikuar ekipeve tona Kombëtare, për faktin se Kombëtarja A në Paris në ndeshjen e dytë miqësore kundër Burkina Fasos shënoi fitore me rezultat 2:0. Kombëtarja U-21 në Mitrovicë luajti baras pa gola me Kombëtaren e Gjermanisë në kuadër të Kualifikimeve për Evropianin 2017/2019, ndërsa Kombëtarja U-19 në ndeshjen e tretët të rrethit elitë në Portugali mundi Sllovakinë me rezultat 2: 1. Ngadhënjim për lakmi i Kombëtareve tona. Sot Kombëtarja U-19 në ballafaqim me Sllovakinë, ishte më e mirë. Më mirë e qarkulloi, topin, bashkëveprimet e bukura e komunikimi mes veti i mirë dhe kjo rezultoi me fitore.  Në minutën e 28-të dikush nga sllovakët luajti me dorë në zonën e rrezikshme dhe gjyqtari francez Jerome Bresard tregoi në pikën e bardhë dhe ndëshkoi Kapasin me kartonin e dytë të verdhë dhe duket se gabimisht e ndëshkoi sepse kishte një reagim të ashpër të futbollistëve dhe bankës rezervë. Nga pika e bardhë kapiteni Leutrim Kryeziu në tentimin e dytë shënoi. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërsa pjesa e dytë nisi sërish me mbizotërim ë futbollistëve tanë, të cilët në minutën e 54-të pas një gjuajtje nga këndi nga krahu i djathtë Abit Salihu me kokë shënoi gol të bukur për 2:0. Në vazhdim pati edhe disa  rasti shënimi, e sllovakët u përpoqën të bëjnë diçka më shumë dhe në minutën e 90-të shënuan dhe zvogëluan rezultatin në 2:1 me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.
Pas ndeshjes deklaruan:
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
E vë në rtetë se sot e luajtëm ndeshjen e tretë, ka qenë presion,  por nuk ka qenë presioni si në ndeshjet e para. E kishim të qartë se duhet të japin maksimumin por edhe treguan me lojë ishte e kundërta nga ajo që kemi treguar në ato dy ndeshjet e para. Është niveli i lartë i skuadrave sidomos Portugalia por edhe Republika e Irlandës. Sllovakia ishte një ekip jashtëzakonisht e fortë mirë e komponuar, por djemtë sot e shkrinë atomin e fundit në fushë për të arritur fitoren dhe këtë e arritën. Është një fitore me plotë meritë, si rezultat i në loje me angazhim maksimal me shumë disiplinë të madhe dhe kjo është ajo skuadra që e kemi parë edhe në Austri. Kjo është dëshmia që vetë duhet të punojmë shumë dhe normalisht të u jepet mundësia atyre që meritojnë të jenë në Kombëtare në mënyrë që ta kemi një Kombëtare të mirë dhe të fortë.
Leutrim Kryeziu, kapiten
Jemi të lumtur që arritëm këtë fitore dhe po ashtu jam i lumtur që arrita të shënojë dhe këtë gol ia dedikoj Kosovës dhe mamit tim. Luajtëm shumë mirë sot dhe arritëm ta fitojmë ndeshjen,
 
 
 
Gentrit Limani, futbollist
E kuptueshme se fitorja e sotme na gëzon të gjithëve. Loja e sotme na jep me besuar dhe me shpresuar se ngadalë po rritemi dhe shumë shpejt në një të ardhme të afërt do të jemi në nivelin e Kombëtareve të mëdha. Vetëm duhet punë e përkushtim.
 
 
 
 Ismet Sinani, futbollist
Ishte një lojë e mirë ku mbizotëruam dhe rezultoi me fitore. Mendojë se në këtë ndeshje kishim motiv të madh që të mos kthehemi në Kosovë pa fitore dhe këtë ia arritëm. Besojë se në të ardhmen do të jemi edhe më të mirë.
 
 
Kosova U-19 – Sllovakia 2:1 (1:0)
Stadiumi: “Dr Machadode Matos” Felgueiras .
Shikues: Disa qindra
Gjyqtarë: J. Brisard, B. Pages, A. Masquita e R.F.Oliveira.
Shënues:   Kryeziu(29) e Salihu(54) për Kos. e Brenkus(90) për Sllo.
K.V. Pajaziti, Behami, Reçica, e Sinani të Kos. dhe Tomiç, Brenkus të Sllo.
K.K. Bednar e Kopas (pas 2 të verdhëve) të Sllo.
Kosova U-19: Gashi, Celina, Ademi(Limani), Pajaziti(Balaj), Kryeziu, Behrami, R. Nimani,  Kqiku, Reçica e Sinani.
Sllovakia: Slançik, Filinsky(Brenkus), Kozlvsky, Bednar, Greshak, Vician, Tomiç, Koval(Chobot), Kopas, Sluka e Karloviç(Mosko).