27 mars, 2018 – Kombëtarja e Kosovës ka realizuar fitoren e tretë radhazi në miqësore. Pas Letonisë në muajin nëntor në Mitrovicë dhe Madagaskarit, tri ditë më parë, Kosova ka arritur ta mposhtë edhe Burkina Fason, me rezultat 2:0. Golat e fitores së “Dardanëve” i shënuan Vedat Muriqi, në minutën e 74-t dhe Leart Paqarada në fund të takimit nga gjuajtja e lirë. Ndeshja me Burkina Fason u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, pak kilometra larg Parisit, ku u luajt edhe ajo me Madagaskarin.