Prishtinë, 27 mars 2018
E nderuara familje e Miftar Ajvazit!
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen Miftar Ajvazit, ish futbollist i KF “Llapit”, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Miftari ishte një futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe i nderuar mes futbollistëve dhe i dashur për të gjithë, ndaj si i tillë do të kujtohet përherë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokri, president i FFK-së