30 mars, 2018 – Vazhdojnë përgatitjet e ekipeve kombëtare edhe në konkurrencën e femrave. Së këndejmi, Federata e Futbollit e Kosovës ka rritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, që kombëtaret U-19 të dyja vendeve të zhvillojnë një ndeshje miqësore, më 4 prill. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 12.00. Ky do të jetë një test i mirë për të dy përzgjedhësit Nevil Dede i Shqipërisë dhe Kushtrim Munishi i Kosovës, që të shohin gjendjen e kombëtareve si dhe të analizojnë formën e secilës futbolliste veç e veç. Ndeshje të tilla janë të mirëseardhura për të dyja federatat sepse kështu i kontribuohet rritjes së tyre.