Komisioni për ankesa  – shkalla e dytë , në përbërje ; AfrimPrekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri  e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja  me numër të protokollit 111/1 të dates 28.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të sdhkallës së pare  datë  21.03.2018 lidhur me denimin e lojtarit MERGIM  REXHAJ  me ndalesë loje për  3 ( 3 ) ndeshje zyrtare për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjën e javës së ; XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – GJILANI   e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë  me datë 18.03.2018, dhe për të njetën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar, konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c sjelli këtë;
 
V E N D I M
 
Ndryshon pjesërisht;  vendimin e komisionit disiplinor të dates; 21.03.2018 dhe lojtarit  MERGIM  REXHAJ me numër të ID kartelës 000226M93  i zbritet dënimi i shqiptuar prej ; 3 ( tri )  në 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovbës
 
 
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës  nga ana e pales së ankimuar për bazë  pati; procesverbalin e ndeshjes , raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese  si dhe inçizimin televiziv të ndeshjes  dhe nga e njejta gjeti  prova për zbutje të dënimit të lojtarit Mergim Rexhaj nga ; 3 (tri) në 2(dy ndeshje moslojë  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
 
UDHËZIM  JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë  kërkësë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë) në afatin e përcaktuar   kohor të paraparë sipas akteve normative të FFK-së.
 
Prishtinë, datë 29.03.2018                                                                                   Kryetari, AFRIM  PREKAZI  d.v.
 
 
 
 
Komisioni për ankesa i shkallës së dytë  në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar , në mbledhjen e mbajtur me datë  29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit  “ LIRIA “ nga Prizreni  me numër të protokollit  105/1 të dates  27.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë  21.03.2018  në dënimin e klubit në të holla në shum,ë prej ; 1000 ( njëmijë ) euro për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll; LIRIA – VËLLAZNIMI  e zhvilluar në stadiumin “ Perparim   Thaqi “  në Prizren , dhe për të njejtën duke iu referuar  raporteve të  zyrtarëve deklaratave plotësuese   nga ndeshja e zhvilluar si dhe inqizimeve  televizive , konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  neni 115 paragrafi 1 pika a sjelli këtë;
 

V E N D I M


Vërteton;
vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare – datë 11.03.2018 , shqiptuar në të holla në lartësi të shumës  prej 1000 ( njëmijë ) euro.
 
A r s y e t i m
Komisioni  për ankesa në rastin e vendosjes së kësaj lënde për baë pati kërkesën e pales së ankimuar, procesverbalin nga ndeshja e zhvilluar, raportet e zyrtarëve, deklaratat shtesë- plotësuese si dhe inqizimin televiziv nga  takimi prej nga  konstatohet  së vendimi  i shkallës së pare është i drejtë dhe  sjellur në përputhje me nenin 50 paragrafi 1 pika 1 . Dënimi i shqiptuar në të holla është i nivelit të shumës  minimale ( lartësia më e ulët e dënimit të shqiptuar në të holla  ).
 
UDHËZIM  JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim  ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor sipas akteve normative të FFK-së.
 
Prishtinë, datë 29.03.2018                                                                                     Kryetari, AFRIM  PREKAZI  d.v.
 
 
 
Komisioni për ankesashkalla e dytë ;në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiori e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit  “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të protokollit 104/1 të dates 27.03.2018 e atakuar në vendimin e kosionit të garave  datë 20.03.2018 lidhur me regjistrimin e ndeshjës së  javës së ; XVII-të të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA  1926 – LEPENCI  e zhvilluar me 18.03.2018  në Lipjan me motivacion të aktivizimit të lojtarit  pa të drejtë  loje KUSHTRIM  POTERA për klubin e futbollit  “ ULPIANA 1926 “ nga Lipjani dhe për të njejtën duke iu referuar aktev normative – Dispozitave të Rregullores  Disiplinore neni 115 paragrafi 1 /b  sjelli këtë ;
 
 
V E N D I M
 
Prishë;  vendimin e Komisionit të garave datë  20.03.2018 dhe ndeshjen e javës së ; XVII-të  ; ULPIANA 126 – LEPENCI  regjistrohet me rezultat zyrtar ; 0;3  në favor të klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku .
 
 
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e vendosjës së kësaj lënde për bazë  pati; ankesën e klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku  të dates  27.03.2018 me numër të protokollit 104/1 si dhe  sqarimin e përgjegjësit të sistemit  FIZA-CONECT prej nga  vertetohet së lojtari; Kushtrim Potera i aktivizuar në ndeshjen e javës së  XVII-të  Ulpiana 1926 – Lepenci  me numër  4 në protokollin zyrtar dhe numër personal 123095973 ( pa ID kartelë ) , nuk ka patur të drejtë loje  pasi që i njejti nuk ishte I licencuar në ditën e aktivizimit ( kërkesa e tij ishte e pa aprovuar ),andaj  duke iu referuar vlkerësimeve të përmendura  komisioni për ankesa  prishë vendimin e shkallës së pare dhe ndeshjën e regjistron me rezultat zyrtar ; Ulpiana 1926 – Lepenci ; 0;3  në favor të klubit Kaqanikas  KF “ Lepenci “.
 
 
UDHËZIMI  JURIDIK;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në  mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e paraparë kohor sipas  akteve normative të FFK-së
 
Prishtinë, datë 29.03.2018                                                                                Kryetari, AFRIM  PREKAZI  d.v.