31 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 25-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore tepër të rëndësishme si vendase kundër Flamurtarit, me rezultat 3:1, duke e përforcuar pozitën e parë në renditje me 47 pikë. Drita kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e Bujar Shabanit. Flamurtari barazoi shifrat në minutën e 54-t, me golin e Shqipdon Ademit me kokë. Megjithatë, gjilanasit arritën të rikthejnë epërsinë në minutën e 74-t, me golin e Haxhi Nezirajt, derisa fitoren e konfirmoi Xhevdet Shabanit me golin e shënuar me gjuajtje me kokë pas harkimit të Lecit. Ndërkohë, një ndeshjet tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Prishtina barazoi me Vëllaznimin, 2:2. Prishtina kaloi në epërsi me golin e Gathier Mankendas, në minutën e 47-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Ergyn Ahmeti në minutën e 86-të. Kur dukej se Prishtina po shkonte drejt fitores së sigurt, në minutat shtesë ndodhi befasia. Vëllaznimi fillimisht shënoi nëpërmjet Besnik Krasniqit nga penalltia në minutën e parë shtesë, derisa rezultatin e barazoi Lekë Vula, në minutën e tretë shtesë, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme kuqezinjve të Gjakovës në garën për mbijetesë. Pas këtij barazimi Prishtina tashmë ngec tri pikë ndaj Dritës.