4 prill, 2018 – Në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, sot, është zhvilluar një ndeshje miqësore ndërmjet Kombëtares U-19 të Shqipërisë dhe Kombëtares U-19 të Kosovës në konkurrencën e  femrave. Ishte një ndeshje e mirë por shumë domethënëse për të dy përzgjedhësit  Nevil Dede të Shqipërisë dhe Kushtrim Munishin e Kosovës për të parë nivelin e futbollisteve veç e veç, por edhe të komplet ekipit që do të shërbejnë për ndeshjet e ardhshme. Shqipëria  e fitoi këtë ndeshje në saje të golit që e shënoi Esi Lufo në minutën e 45-të të pjesës së parë të ndeshjes. Ndërkaq deri në fund mbeti ky rezultat e përzgjedhësit provuan të gjitha të ftuarat.
Shqipëria U-19 (femrat) –  Kosova U-19 femrat  (1:0)
Stadiumi “Loro Boriqi”, Shkodër.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: E. Rusta, F. Borova. E. Kume e S. Tushaj.
Shënuese: Lufo (45) për Shqipëria.
Shqipëria U-19 femrat: Isa, Simoni, Morina, Gjila, Xhymerti, Begallo, Lufo, Levenaj, Zarka, Bejleri, e Sulo. Luajtën edhe Noka, Morava, Agalliu, Leba, Avullija, Rragami, Tukaj, Celmeta, Metala. Dehima e Mucejani
Përzgjedhës: Nevil Dede.
Kosova U-19 fermrat: Golgeci, Zhabari, Hyseni, Ternave, Pjetri, Reçica, Zeqiraj, Berisha, Shala, Osmani e Rexha. Luajtën edhe: Podvorica, Olluri, Koxha, Mehmeti, Bytyqi, Shillova, Ramdanai e Fejza.
Përzgjedhës: Kushtrim Munishi