Bazuar në kërkesën e lojtarit Ermir Kryeziu (ID.23.03.1996), nr i librezës në FFK 880, të datës 03.04.2018 lidhur me shkëputjen e kontratës me FC Besa Futsal – Pejë, Komisioni i drejtohet klubit që të ofrojë të dhëna lidhur me përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarit konform kontratës për periudhën kohore nga lidhja e kontratës deri më 30 mars, 2018 (raportin bankar).
Afati i sjelljes së dokumentacionit është deri më 9 prill, 2018.
Komisioni për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve
Kryetar: Ruhan Salihu
04.04.2018