Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  05.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të “DigitAlb Kupës së Kosovës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës (gjysmëfinalja) në futboll për edicionin 2017/2018  me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digit AlbKupes- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecurinë pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa per raste të izoluara të disiplin spër sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen andaj,duke u  bazuar në raportet e zyrtarëvetë FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raportevetëpersonavezyrtarëtë FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedures te Komisioni Disiplinor

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF ”Drenica” Tahir Lushtaku (motivi-largim nga bankina në min e 90. Shkaku: sharje dhe fyerje në drejtim të referit kryesor si dhe refuzimi i tij për të dhënë  deklaraten në ndeshjen KF Drenica – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Skenderaj me datë 04.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur  katë  drejtë  ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimittë Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi  me  BULETININ ZYRTAR  04 me dt 08.04.2018.

 

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti