19 prill, 2018 – Të premten në orën 13:30 në sallën e konferencave në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave. Në këtë fazë të garave marrin pjesë Malisheva, Hajvalia, Mitrovica dhe Kosova (P).