Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu, anëtarë, në mbledhjen e mnajtur me datë 19.04.2018 ( ditë e enjtë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesat e klubit të futsallit “ TRADITA “ nga Skënderaj dhe atë të Xhevdet Rames të dates 12.04.2018 të atakuara në vendimet e komisioneve të shkallës së pare , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve shtesë dhe provave të ofruara nga palet e ankimuara, konform Dispozitave të RRegullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
1. Ankesa e klubit të futsallit “ TRADITA “ nga Skënderaj me numër të protokollit 253/1 e dates 06.04.2018 e atakuar në vendimin e komisionit të garave për futsal datë 03.04.2018 lidhur me aktivizimin “ pa të drejtë loje “ të lojtarëve të klubit të futsallit “ Besa “ nga Peja Riad Sheqerolli dhe Armend Qarkadiu në ndeshjen ; Besa – Tradita ;
REFUZOHET; nga shkaku së nuk ka plotësuar kushtin për shqyrtim konform Rregullores disiplinore neni 112 paragrafi 4 ( ankesat e pataksuara )
2. Ankesa e XHEVDET RAMES ; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga komisioni garave për kategoritë e grupmoshave të reja e e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të dates 11.04 2018 në denimin e tij në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj në ndalesë të kryerjes së setyrës së delegatit për ndeshjet zyrtare. Komsioni shqyrtoi ankesen me materailin shtesë të paraqitur nga pala e ankimuar dhe bazuar në provat e ofruara në përputhje me Rregulloren disiplinore neni 115 pika c ;
NDRYSHON ; pjesërisht vendimin e komisionit disiplinore të dates 11.04.2018 dhe dënimin e shqiptuar nga ; 3 ( tre ) muaj e zbret në ; 1 ( një1 ) muaj ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 115 paragrafi 7. ) Pala e ankimuar detyrën e delegatit mund ta ushtrojë duke filluar nga data 01.05.2018 .
KËSSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit në afatin kohor të përcaktuar me aktet normative për mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) .
Prishtinë, datë 19.04.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI