Prishtinë, 22 prill 2018
E nderuara familje e Ismet Lestranit !
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen Ismet Lestrani, ish futbollist i KF “Feronikeli”, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Ismeti  ishte futbollist i brezit të parë të klubit nga Drenasi  dhe ka dhënë një kontribut të madh. Ishte futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe i nderuar mes futbollistëve dhe i dashur për të gjithë, ndaj si i tillë do të kujtohet përherë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokri, president i FFK-së