Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – C (UEFA C DIPLOMA).
Kursi do te zgjasë 10 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet ne Banjën e Pejës në Kosovë nga:

  • 04-08 Qershor 2018 (Faza e 1-rë)
  • 10-14 Qershor 2018 (Faza e 2-të)

Kursi do të përfshijë këto tema:

  • Njohja bazike e futbollit
  • Trajning&lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
  • Trajning për të rinj U11-U19 , etj.

Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit, si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit, kryesisht me fëmijët dhe ekipet e të rinjve. Kursi kërkon participimin e rregullt në teori dhe praktikë. Gjithashtu trajnerët duhet ta përgadisin vetveten fizikisht për këtë kurs intenziv i cili ka vetëm nje ditë pushim në mes dy fazave.
Pas përfundimit të fazës së parë Trajnerët do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leader’s Certificate) .
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së dytë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK C- Licence (UEFA C- Diploma)
Licenca-C do të jetë kriter për Licencat e ardhshme siç është B-Licenca për trajner nga  FFK.
Pagesa e Kursit është 350 Euro per person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme ( gjeni te bashkangjitur dokumentet) deri me 18 Maj 2018 te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 24. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.
Dokumentet e nevojshme
Formulari i aplikimit