Prishtinë, 28 prill 2018
Të nderuar drejtues të KF ”Shkëndija” !
Të nderuar trajnerë, futbollistë dhe adhurues të klubit!
Shpallja e klubit të futbollit “ Shkëndija” nga Tetova kampion i Maqedonisë, na ka gëzuar dhe nga bërë krenarë edhe neve të gjithëve në Kosovë, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim urimet tona më të përzemërta e të sinqerta.
Kontributi i KF “Shkëndija” në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit në Maqedoni e më gjerë është i madh dhe i çmueshëm nëpër vite, ndaj shpallja e sivjetme kampion është një punë e zellshme e me përkushtim i të gjithë juve, andaj ne urojmë dhe besojmë se ju do të vazhdoni me këtë përkushtim e suksese, ndërkaq ju urojmë suksese edhe në garat ndërkombëtare përkatësisht në Ligën e Kampionëve.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së